Klubet kosovare po vazhdojnë të përforcohen para fillimit të edicionit të ri në futbollin e Kosovës.
Një prej tyre që po mundohet të organizohet është edhe skuadra e Lirisë, e cila sezonin që lamë pas ka rënë në një kategori më poshtë – Liga e Parë.
Njëri prej tyre ka qenë edhe më parë në skuadrën bardhezi dhe bëhet fjalë për mbrojtësin Vigan Rexhajt, i cili edicionin e kaluar ka luajtur te Flamurtari i Prishtinës.
Por, ajo që ka bërë bujë të madhe është se futbollisti prizrenas ditë më parë ishte prezantuar te një klub tjetër i po këtij qyteti.
Në fakt, A&N e kishte zyrtarizuar marrëveshjen më 29 qershor gjersa futbollisti kishte nisur stërvitjet me ekipin e ri të qytetit jugor të Kosovës teksa shihet edhe në krah të trajnerit Genc Tamniku.
Tashmë mbetet të shihet se ku do të vazhdojë karrierën qendër mbrojtësi Rexhaj – A&N apo te Liria. /Telegrafi/