Site icon Telegrafi

Ndodh edhe kjo – Borussia Dortmund u gjobit për parkimin e keq të autobusit pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Newcastle

Borussia Dortmund është dënuar me 50 funte (57 euro) gjobë parkimi pas fitores 1-0 ndaj Newcastle United në Ligën e Kampionëve.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë një oficer të parkingut duke vendosur një biletë në autobusin e ekipit të Borussia Dortmundit në Grand Parade, Tynemouth.

Këshilli i North Tyneside konfirmoi se automjeti ishte gjobitur, por nëse klubi gjerman e paguante tarifën brenda dy javësh, ajo do të zbritet në 25 funte.

Lexo po ashtu Top 10 skuadrat me lojën më të pistë në Ligën Premier - kryeson Manchester United

“Oficerët tanë janë të detyruar të lëshojnë gjobë kur një automjet është i parkuar në kundërshtim me kufizimet në vend. Ne mund të konfirmojmë, një gjobë prej 50 funte iu dha një autobusi të parkuar në Grand Parade, Tynemouth. Tarifa do të ulet në 25 funte nëse paguhet brenda 14 ditëve”, thuhet në komunikatën e këshillit.

Humbja e Neëcastle ndaj klubit të Bundesligës i rrëzoi nga vendi i parë në vendin e tretë me 4 pikë nga tre ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version