Site icon Telegrafi

Ndizet sfida mes Liverpoolit dhe PSG-së, skocezi Robertson: Gjyqtarët të kenë kujdes me Neymarin

Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andrew Robertson, u ka bërë thirrje gjyqtarëve të ndeshjes, që t’i mbajnë një sy kah Neymar, pasi ai di  të simulojë.

Liverpooli e pret të martën PSG-në në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Robertson është në dijeni të talentit të padiskutueshëm të yllit të PSG-së, por ai thotë se gjyqtari Cuneyt Cakir duhet ta shikojë me kujdes këtë lojtar.

(Foto: Twitter)

“Ajo që di unë është se ai është një lojtar i klasit botëror dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm ndaj tij”.

“Aftësitë e tij flasin për të. Po, njerëzit thonë se ai rrëzohet lehtë, por kjo nuk varet nga ne. Këtë gjë e vendos gjyqtari. Do të qëndrojmë larg kësaj”.

Duke nënshkruar kontratën e re me Liverpoolin

“Gjëja e keqe për ne është se ata kanë shumë lojtarë që ne duhet të jemi të kujdesshëm”.

“Nga ana tjetër, një gjë e mirë për ne është se edhe ne kemi shumë lojtarë që mund të shkaktojnë probleme”, ka thënë Robertson. /Telegrafi/

Exit mobile version