Site icon Telegrafi

Ndizet derbi i Mançesterit para kohe: Haaland thumbon keq Unitedin

Erling Haaland ka firmosur për pesë vite me Manchester City, kontratë nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Kampionët e Anglisë shpenzuan 60 milionë euro për kartonin e sulmuesit norvegjez.

21-vjeçari ka dhënë sot një prononcim përpara tifozëve të mbledhur në “Etihad Stadium”, aty ku nuk mungoi thumbimi ndaj “armiqve” të Manchester United.

Lexo po ashtu Klauzola e Haalandit po i shkakton 'kokëçarje' Guardiolas

“Është fantastike të jesh këtu, do të argëtohemi së bashku. Pritshmëritë e mia për këtë sezon janë që të përfshihem në mënyrën më të mirë të mundshme në ekip dhe të lidhem menjëherë me shokët e mi”, deklaroi fillimisht Haaland.

“Pastaj sigurisht që dua të argëtohem, sepse kur zbavitem shënoj gola dhe fitoj ndeshje. Manchester City është një ekip fantastik, edhe më i veçantë për mua, sepse babai im luajti këtu për disa vjet”.

“Është diçka e bukur kur një fëmijë ndjek hapat e babait të tij. Kundër cilit ekip mezi pres të luaj? Besoj se nuk ka nevojë ta them… Manchester United”, deklaroi më tej bomberi viking. /Telegrafi/

Exit mobile version