Mbrëmë janë ndezur dritat festive në bulevardin “Adem Jashari” në Vushtrri.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.
“Bashkë me fëmijët, gëzimi i të cilëve e bëri të veçantë këtë mbrëmje, ndezëm dritat festive në bulevardin ‘Adem Jashari’”, ka thënë Idrizi.
Ai ka thënë se në të njëjtën ditë ka filluar edhe veneti “Dimri n’shesh”.
“Magjinë e festave të fundvitit e shtoi edhe eventi “Dimri n’shesh”, që do të sjellë ngrohtësi gjatë këtyre ditëve festive”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/