Studimi më i ri i jep përgjigjen debatit dhjetëvjeçar
Me gjithë numrin e madh të studimeve në këtë temë, as sot në psikologji nuk ka konsensus për atë se në çfarë mënyre vëllezërit apo motrat ndikojnë në zhvillimin e personalitetit tonë.
Mirëpo, njohuritë deri te cilat kanë arritur hulumtuesit e universiteteve në Lajpcig dhe Cyrih dhe ata të Universitetit “Victoria” në Welington të Zelandës së Re me rastin e studimit më të ri ofrojnë një pasqyrë të re për këtë problem.
Për të zbuluar se në cilën mënyrë vëllezërit dhe motrat ndikojnë në karakterin tonë kanë analizuar rezultatet e 12 hulumtimeve afatgjata me ndihmën e modelit statistikor të zhvilluar posaçërisht për këtë qëllim, transmeton Telegrafi.
Janë shqyrtuar vetëm rezultatet e bazuara në një model të madh dhe ato në të cilat pjesëmarrësit kanë theksuar gjininë e tyre dhe gjininë e vëllezërve dhe motrave të tyre.
Hulumtuesit kanë vlerësuar të dhënat e 85.887 të intervistuarve, të moshës midis 10 dhe 60 vjeç, qëllimi ishte që të studiohen karakteret e personalitetit si p.sh. toleranca ndaj rrezikut, besimi, durimi, sinqeriteti dhe ndërgjegjësimi.
Ata krijuan gjithashtu një indeks të tipareve të personalitetit femëror, mbi bazën e të cilit studiuesit ishin në gjendje të ekzaminonin karakteristikat konform gjinisë së të anketuarve.
Është zbuluar që me rastin e analizave të të dhënave nuk ishte e mundshme të identifikoheshin modelet. Dallimet në personalitetin e të anketuarve që u rritën me vëllezër dhe motra ishin aq të vogla sa duhej të klasifikoheshin si të parëndësishme.
Prandaj autorët e studimit kanë ardhur në përfundim që gjinia e vëllait dhe motrës nuk ka ndikim të rëndësishëm në karakter.
“Rezultatet tona hedhin poshtë idenë se rritja me vëllezër e motra do të thotë që në afat të gjatë ne zhvillojmë disa tipare që konsiderohen tipike femra ose tipike mashkullore”, thotë autorja e studimit Julia Rorer nga Universiteti i Leipzig, duke shtuar se provat aktuale sugjerojnë se vëllezërit e motrat kanë çuditërisht pak ndikim në formimin e personalitetit.
Rezultatet e studimit u publikuan në revistën Psychological Science. /Telegrafi/