Telegrafi

Ndikimi në rritje i Arda Guler, shikoni çfarë i bëri tifozi

Një tifoz u fut në fushë për të përqafuar Arda Gulerin dhe foli me të para fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes Turqi – Islandë.

Tifozit nuk i shpëtoi rasti dhe vrapoi drejt sensacionit të Real Madridit, i cili gjatë asaj kohe qëndroi i qetë gjatë takimit të shkurtër, para se sigurimi të shoqëronte tifozin jashtë fushës.

Ky incident thekson ndikimin në rritje të 19-vjeçarit dhe adhurimin që ai merr nga ndjekësit e tij në të gjithë botën.

Guler, një lojtar i ri dhe i talentuar turk dhe i Real Madridit, ka filluar të tërheqë shumë vëmendje kohët e fundit, sidomos duke marrë parasysh ngjitjen e tij të fundit në famë si në La Liga ashtu edhe në kompeticionet ndërkombëtare.

Ai mbrëmë asistoi në fitoren 3-1 të Turqisë, duke i lënë të gjithë gojë hapur me vizionin e tij. /Telegrafi/