Site icon Telegrafi

Ndikimi i shoqërisë në apetit

Revista “Appetite” shkruan se femrat të cilat gjatë ushqimit janë në shoqërinë mashkullit, në të shumtën e rasteve zgjedhin ushqimin me më pak kalori, në krahasim me femrat të cilat hanë në prani të femrave tjera.

I njëjti burim njofton se femrat të cilat gjatë ushqimit shoqërohen edhe me meshkuj edhe me femra, konsumojnë më pak kalori sesa në rastet kur në shoqëri janë të gjitha femra.

Ndërkohë, rezultatet e këtij studimi kanë treguar se te meshkujt nuk kishte ndikuar gjinia e shoqërisë në sasinë e konsumuar të kalorive.

Exit mobile version