Telegrafi

Ndikimi i pagjumësisë në apetit

Duke përcjellë 38 participantë, shkencëtarët kanë vërtetuar se personat të cilët kanë pagjumësi kronike, e kanë të zvogëluar për 30% nivelin e grelinës- hormonit kryesor i cili kontrollon apetitin.

Hulumtuesit mendojnë se ndryshimet e mëdha në nivelin e grelinës të lidhura me pagjumësinë, janë tregues të mirë dhe paraprirës të terapive të reja, të cilat do ta kenë shënjestër grelinën si trajtim kundër mbipeshës.

Revista shkencore “Psychoneuroendocrinology” njofton se në bazë të të dhënave të grumbulluara nga ky studim, pagjumësia nuk ka pasur ndikim ne nivelin e leptinës- një tjetër hormon, i cili është i lidhur ngushtë me apetitin.