Duket se kontroll më të mirë mbi apetitin kanë personat të cilët janë fizikisht aktivë, në krahasim me ata joaktivë. Mekanizmi i veprimit nuk është i qartë, por mendohet se rol kyç kanë peptidet të cilat lirohen pas ushqimit dhe krijojnë ndjenjë të ngopjes.
Edhe më herët është e ditur se aktiviteti i rregullt fizik, krahas ushqyerjes së duhur, është kyç për ruajtjen e masës së ulur trupore, ndërsa mendohet se në këtë mjaft ndihmon edhe ndikimi i stërvitjeve trupore në apetit.