Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, dikur mund të thuhet se ishte një nga bastionet e urbanizmit dhe arkitekturës brutaliste.
Por me kalimin e viteve, gjithçka ndryshoi për të keq fatkeqësisht në këtë drejtim. Shumë lagje të Prishtinës përballen me një kaos urbanistik, që e vështirësojnë jetën e qytetarit.
Sociologe Dhurata Prokshi ka shtjelluar ndikimet negative që sjell keq-urbanizimi në jetën sociale.
Ajo gjithashtu tregon se si keq-urbanizimi e bën edhe më të vështirë nga ana psikologjike jetesën e qytetarit në këto zona.
Lagja Mati 1 në Prishtinë shquhet si një nga lagjet më kaotike, ku është ndërtuar pa kriter.
Duket se një situatë e tillë do të vazhdojë deri në momentin që arkitektët do të vendosin të planifikojnë duke pasur parim funksionon dhe mirëqenien e qytetarit, dhe jo përfitimet personale. /Telegrafi/