Sulmi i anksiozitetit shpesh vjen nga askund, mirëpo as atëherë, as kur do të mund të themi që është me arsye, nuk do të kalojë lehtë, nëse vetes nuk i dalim në ndihmë
Është me rëndësi të reagojmë menjëherë dhe ndjenjën e panikut ta ndërpresim sa më parë, transmeton Telegrafi.
Si të veprojmë?
Para së gjithash, duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet patjetër ta mbrojmë shëndetin.
* Bëhuni të vetëdijshëm për rëndësinë e frymëmarrjes. Merrni frymë, thellë dhe në mënyrë të balancuar, sepse kështu organizmit do t’i ndihmoni.
* Lani fytyrën me ujë sa më të ftohtë. Qarkullimi i gjakut do t’ju shpejtohet, truri do të aktivizohet, ndërkaq vëllimi i muskujve do të relaksohet.
* Lëvizni fizikikisht, mos qëndroni ulur në një vend. Bëni stërvitje, merruni “vrullshëm” me jogë apo stërvitje të muskujve të barkut.
* Qartësojani vetes që sulmi i panikut është vetëm situatë momentale, diçka që do të kalojë aq shpejt sa do të vendosni ju që mund të kalojë.
* Përkushtoni vëmendjen, ndërroni fokusin. Ekspertët rekomandojnë që të numëroni me shpejtësi nga prapa nga 100 deri në 0. Ose zgjidhni probleme matematikore, sudoku, teste interesante psikologjike.
* Thirrni dikë i cili ju është i afërt apo i dashur, por të jetë pozitiv. Bisedoni me të për disa tema qetësuese.
* Merrni ndonjë libër dhe përpiquni që sa më bukur dhe më hollësishëm t’i ngjyrosni fletët.
* Blini ndonjë bimë (aromatike apo dekorative), mbillni dhe zbukuroni saksinë.
* Teknikat kreative të dekorimit janë të shkëlqyeshme për qetësim të trurit, andaj gjeni shami letre, ngjitës dhe ndonjë objekt të vjetër të cilin do ta zbukuroni.
* Filloni të mbani ditar. Madje edhe dy-tri fjali në ditë do të jenë shëruese. /Telegrafi/