Të gjithë e dimë se ushqimet e kripura mund të na bëjnë të ndihemi të etur ,por sipas studimeve të fundit del se kur shtojmë konsumin e kripës në periudha të gjata kohore largojnë etjen. Mirëpo kjo nuk është gjëja e vetme e habitshme nga ky studim. Nivelet e larta të natriumit gjithashtu rrisin ndjenjat e urisë, thonë autorët, të cilat mund të sugjerojnë që dietat me kripë të lartë të kontribuojnë në shtimin e peshës.
kspertët thonë se ky zbulim kundër intuitiv – se dietat e njelmëta nxisin oreksin, por zvogëlojnë etjen e rrëzon për më shumë se 100 vjet të mençurisë konvencionale shkencore. Gjetjet janë botuar këtë javë si një seri e dy letrave në Journal of Clinical Investigation. Në studimin e parë, hulumtuesit gjermanë dhe amerikanë raportojnë mbi 10 astronautë rus që morën pjesë në programet e simulimit të fluturimit nga viti 2009 deri në vitin 2011. Burrat jetonin në një mjedis të kontrolluar për muaj të tërë, kështu që ata ishin ideale për hulumtime metabolike .
Pjesëmarrësit kishin konsumuar më pak ujë kur ata ishin në dietë me nivele të larta të kripës – duke sugjeruar se trupat e tyre ishin ose duke ruajtur ose prodhuar më shumë ujë, jo duke e djersitur apo shkarkuar atë jashtë së bashku me kripën, siç dyshohej më parë.
Ka kuptim pasi në një dietë me nivel të lartë të kripës, trupi dëshiron të parandalojë humbjen e ujit. Pra, veshkat duhet të gjejnë një mënyrë për të rritur përmbajtjen e ujit – dhe nëse keni përqindje më të lartë të ujit në trupin tuaj, do të jeni më pak të etur. /Telegrafi/