Telegrafi

Ndeshjet vendimtare para fazës Play-Off në turneun e CS:GO – ESL Pro League

Nesër (e diel) do të zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në turneun e CS:GO në Malta.

Vetëm edhe një skuadër do të ketë mundësin t’iu bashkohet skuadrave të kualifikuara në Play-Off të ESL Pro League.

Ndeshje interesante në kuadër të grupit D do të zhvillohen nesër (e diel).

ESL Pro League po zhvillohet në Malta, ku 32 skuadra garojnë për një grup çmimesh prej 850.000 dollarësh.

Gjithashtu do të zhvillohet edhe ndeshje e ‘Upper Bracket’ për grupin D, ku do të përballen ENCE dhe forZe, fituesi kësaj ndeshje kalon direkt në çerekfinale.

Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve për ditën e diel:

12:30 Spirit – Astralis
16:00 forZe – ENCE
19:30 Liquid – Spirit/Astralis

/Telegrafi/