Telegrafi

Ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO në Dubai – Blast Premier World Final

Gara sa ka filluar të bëhet më e nxehtë në Blast Premier World Final, tani kanë mbetur vetëm katër skuadra për çmimin e madh të vendit të parë prej 500.000 dollarësh.

Këto katër skuadra do të përballen sot (e shtunë) ndaj njëra tjetrës, duke nis me OG ndaj Liquid dhe pastaj me FaZe ndaj G2.

Ndeshja e parë ndërmjet OG dhe Liquid tashmë ka filluar, ndërsa ndeshja tjetër FaZe ndaj G2 do të zhvillohet nga ora 16:00.

Ky është turneu i fundit sa i përket CS:GO për vitin 2022, dhe për pjesëmarrësit shpërndan çmime në vlerë një milion dollarë.

Ndeshjet mund t’i shikoni në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/