Telegrafi

Ndeshjet gjysmëfinale në turneun e CS:GO – Blast Premier Fall Final

(Foto: HLTV)

Sot (e shtunë) fillojnë ndeshjet gjysmëfinale në turneun Blast që po mbahet në Kopenhagë të Danimarkës.

FaZe është duke tentuar të rikthej formën e tyre të mirë, pas dështimit në IEM Rio Major, tani në gjysmëfinale do të përballen me një kundërshtar mjaft të fortë siç është NIP.

Liquid nw anën tjetër po kërkon titullin e tyre të parë ndërkombëtar me Yekindar, por kjo do të jetë shumë e vështirë pasi do të përballen me finalistin e Majorit, Heroic.

Katër skuadrat janë në garë për vendin e parë me çmimin prej 200.000 dollarësh si dhe një vend në turneun BLAST Premier World Final 2022.

Ndeshjet gjysmëfinale të cilat do të zhvillohen në Royal Arena mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch.

Më poshtë i gjeni oraret për ndeshjet gjysmëfinale që do të zhvillohen sot:

15:30 Liquid – Heroic
19:00 FaZe – NIP

/Telegrafi/