Kanë mbetur vetëm katër ekipe në garë, në turneun Blast Premier i cili po mbahet në qytetin Lisbonë të Portugalisë.
Katër ekipet do të jenë në garë për çmimin e vendit të parë, për të cilin do të shpërndahen 200.000 dollarë.
Në garë janë dy lojtarët më të mirë në botë për momentin, s1mple i ekipit Na’Vi, dhe ZywOo nga ekipi Vitality.
Nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 16:30, do të zhvillohet ndeshja OG kundër Na’Vi në formatin Bo3, ndërsa në orën 20:00 do të zhvillohet ndeshja G2 kundër Vitality.
Finalja e madhe do të zhvillohet ditën e diel në formatin ‘Bo3, duke filluar nga ora 18:30
Të dyja ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/