Telegrafi

Ndeshjet e raundit të parë në turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Final

(Foto: HLTV)

Nesër (e mërkurë) fillon turneu BLAST Premier Spring Final në Uashington.

Tetë skuadra do të garojnë për grupin e çmimeve prej 425.000 dollarësh në këtë turne.

Turneu do të fillojë me ndeshjen e kampionëve të Majorit të fundit Vitality ndaj Imperial nga ora 16:00.

Ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’ dhe do të jenë me eliminim të dyfishtë.

Më poshtë e gjeni orarin e plotë të ndeshjeve:

16:00 Vitality – Imperial
19:00 G2 – Cloud9
22:00 Heroic – Complexity
01:00 FaZe – Astralis

/Telegrafi/