Site icon Telegrafi

Ndeshjet e radhës në turneun kualifikues të CS:GO për BLAST PARIS Major

(Foto: HLTV)

Po vazhdojnë të zhvillohen ndeshjet e turneut kualifikues BLAST Paris Europe RMR B, ku tashmë dy skuadra janë kualifikuar tutje për në Major.

Edhe gjashtë vende të lira kanë mbetur për t’u kualifikuar tutje në BLAST Paris Major, ku njëra skuadër to të shkoj direkt në fazën ‘Legends Stage’, për t’u bashkuar me skuadrat tjera që janë kualifikuar në atë fazë.

Befasia e grupit B ishte ekipi 9INE, të cilët i mposhtën numrin një të botës, G2 si dhe në ndeshjen vendimtare ekipin Vitality.

Nesër (e enjte) do të zhvillohen disa nga ndeshjet më të mëdha të këtij turneu kualifikues, G2 do të takohet me Cloud9 në ndeshjen vendimtare të ekipeve me rekord të ndeshjeve 2-1 (dy fitore, një humbje).

Ndërsa Vitality dhe BIG me rekord 2-1 (dy fitore, një humbje) do të përballen mes vete gjithashtu për një vend në Major.

Po ashtu Astralis dhe NIP do të përballen në ndeshjen eliminatore të grupit B, pasi të dyja kanë rekord të ndeshjeve 1-2 (një fitore, dy humbje).

BLAST Paris Major do të mbahet në Paris, ku skuadrat do të garojnë për një grup çmimesh prej 1.2 milion dollarësh.

Këto janë ndeshjet të cilat do të zhvillohen nesër (e enjte):

10:00 Aurora – Eternal Fire
10:00 NIP – Astralis
13:45 forZe – Monte
13:45 500 – ENCE
17:30 Cloud9 – G2
17:30 BIG – Vitality

/Telegrafi/

Exit mobile version