Telegrafi

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO në Kopenhagë

(Foto: HLTV)

Nesër (e hënë) do të zhvillohen dy ndeshje interesante në turneun BLAST Premier Fall Groups.

Disa nga skuadrat favorite do të takohen mes vete në përballje me format ‘Bo3’.

FaZe dhe Liquid do të takohen nga ora 15:00 në kuadër të ‘Upper Final’ të grupit C, ndërsa OG dhe G2 do të përballen nga ora 18:30 në kuadër të ‘Lower Final’.

Ndërkaq ndeshje tjera do të vazhdojnë të zhvillohen në kuadër të grupeve tjera në ditët në vazhdim, deri sa të mësohen skuadrat që kalojnë në Play-Off.

Në këtë turne ndahen çmime në vlerë prej 177 mijë dollarësh, dhe ndeshjet mund ti shikoni në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch. /Telegrafi/