Telegrafi

Ndeshjet e radhës në turneun e CS:GO – BLAST Premier Fall Groups

(Foto: HLTV)

Vazhdojnë të zhvillohen ndeshje interesante në turneun BLAST Premier Fall Groups në Kopenhagë.

Gjithsej 12 skuadra janë duke garuar par grupin e çmimeve prej 177 mijë dollarësh si dhe për pjesëmarrje në turnetë e radhës të organizuar nga BLAST.

Tashmë janë zhvilluar ndeshjet e para të grupit A dhe B, dhe kanë mbetur të zhvillohen edhe ato të grupit C.

FaZe e ka zhvilluar ndeshjen e parë të grupit C ndaj OG, ndërsa nesër (e shtunë) do të takohet G2 ndaj Liquid nga ora 12:00.

Ndërkaq ndeshjet e ‘Upper final’ dhe ‘Lower final’ për grupin C, do të zhvillohen të hënën. /Telegrafi/