Telegrafi

Ndeshjet e radhës në turneun Blast Premier Spring Final CS:GO – FaZe do të përballet me ekipin Na’Vi

(Foto: HLTV)

Sot (e premte) do të zhvillohen ndeshjet e çerekfinales në turneun Blast Premier Spring Final, i cili po mbahet në qytetin Lisbonë të Portugalisë.

Në ndeshjen e parë do të përballen ish ekipi më i mirë i botës Na’Vi, me ekipin më të mirë për momentin FaZe, ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 16:30.

Në ndeshjen e dytë do të takohen ekipi i Vitality ndaj ENCE, në formatin ‘Bo3’, duke filluar nga ora 20:30

Humbësi i këtyre ndeshjeve do të eliminohet nga turneu, ndërsa fituesit do të kalojnë në gjysmëfinale ku i presin ekipi OG dhe G2.

Ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin zyrtar të Blast Premier në platformën Twitch. /Telegrafi/