Majori i CS:GO në Paris është afër përfundimit, tashmë dy skuadrat e para që do të luajnë në gjysmëfinale janë mësuar.
Pas kualifikimit të Heroic dhe Vitality në gjysmëfinale, nesër (e premte) do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera në BLAST Paris Major.
Duke filluar nga ora 15:00 do të përballen Monte dhe GamerLegion, ndërsa nga ora 19:00 do të takohen Liquid dhe Apeks.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’ dhe fituesit do të kalojnë në gjysmëfinale.
Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen të shtunën, ndërsa finalja e madhe do të luhet ditën e diel.
Për fituesin e këtij turneu do të ndahen gjithsej 500.000 dollarë.
Ky do të jetë Majori i fundit sa i përket CS:GO, pasi së shpejti do të lansohet versioni i ri i lojës Counter-Strike 2. /Telegrafi/