Tashmë vetëm tetë ekipe kanë mbetur në garë, për çmimin e vendit të parë në turneun Roobetcup CS:GO, FURIA eliminoj ekipin Outsiders, ndërsa Eternal Fire eliminoj Imperial në ndeshjet e ditës së djeshme.
Sot (e diel), na presin ndeshje interesante, duke filluar me ekipin numër një në botë FaZe kundër ekipit të ri dhe në formë kohëve të fundit, OG.
Ekipi FURIA, do të ketë mundësi të hakmerret ndaj ekipit 9z, pasi u mposht nga ta në ndeshjen e parë, e ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në mes të Eternal Fire dhe MOUZ.
Ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të Roobet Cup në platformën Twitch.
Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve të cilat zhvillohen sot (e diel):
15:00 FaZe – OG
15:00 Astralis – Complexity
19:00 MOUZ – Eternal Fire
19:00 9z – FURIA
/Telegrafi/