Gjashtë skuadra kanë mbetur në garë në turneun IEM Katowice që po mbahet në Katowice të Polonisë.
Është afruar momenti kur do të mësohet kampioni i turneut IEM Katowice i cili shpërndan çmime në vlerë 1 milion dollarë.
Të premten do të fillojë faza e Play-Off, me ndeshjen Na’Vi ndaj Outsiders.
Ndeshja e dytë e ditës do të jetë ajo ndërmjet Vitality dhe Liquid, ndërsa G2 dhe Heroic kanë siguruar biletën direkt për në gjysmëfinale dhe do të luajnë ditën e shtunë.
Finalja e madhe pritet të zhvillohet me datën 12 shkurt, ku për fituesin e vendit të parë do të ndahen 400.000 dollarë.
Më poshtë i gjeni oraret e ndeshjeve për ditën e premte:
15:30 Na’Vi – Outsiders
19:00 Liquid – Vitality
/Telegrafi/