Telegrafi

Ndeshjet e Play-Off në turneun e CS:GO – IEM Dallas 2023

(Foto: HLTV)

Gara vazhdon të bëhet edhe më interesante në turneun IEM Dallas.

Tani në fillimin e Play-Off, në garë kanë mbetur gjithsej gjashtë skuadra, ku dy prej tyre kanë kaluar direkt në gjysmëfinale.

Nesër (e premte) do të fillojnë ndeshjet çerekfinale në turneun IEM Dallas.

Ndeshja e parë do të zhvillohet ndërmjet Astralis dhe MOUZ nga ora 20:30 në formatin ‘Bo3’, ndërsa të shtunën nga ora 01:00 do të zhvillohet ndeshja G2 – FaZe.

Ndërkaq Heroic dhe ENCE janë dy skuadrat që kanë siguruar direkt gjysmëfinalen në Dallas.

Për skuadrat pjesëmarrëse në këtë turne ndahen çmime në vlerë prej 250.000 dollarësh.

Të gjitha ndeshjet transmetohen në kanalin zyrtar të ESL TV në platformën Twitch. /Telegrafi/