Nesër (e mërkurë) fillojnë ndeshjet e ditës së parë në turneun e CS:GO – Brazy Party.
Gjithsej 16 skuadra do të garojnë në turneun Brazy Party për një grup çmimesh prej 333 mijë dollarësh.
Skuadra me renditjen më të mirë botërore në këtë turne janë Cloud9 që mbajnë vendin e gjashtë.
Ndeshjet e para të grupeve do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’ dhe do të transmetohen drejtpërdrejtë në kanale të ndryshme në platformën Twitch.
Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve për nesër (e mërkurë):
11:00 Eternal Fire – Apeks
14:00 paiN – Into the Breach
17:00 OG – Godsent
20:00 BIG – 00Nation
/Telegrafi/