Telegrafi

Ndeshjet e ditës së dytë të turneut IEM Cologne faza ‘Play-In’

Pas kualifikimit të katër ekipeve në fazën e grupeve, tani kanë mbetur edhe katër vende për të cilat ekipet e mbetura do të garojnë.

Ende 12 ekipe janë në garë për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të turneut IEM Cologne, i cili po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë.

Nesër (e mërkurë) na presin ndeshje fantastike dhe me rendësi të madhe për ekipet, ndeshja më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet ekipit BIG dhe Astralis, ku humbësi i kësaj ndeshje do të eliminohet përfundimisht nga turneu.

Ndërkaq dy ekipet 00Nation dhe MOUZ do të presin dy fitues të ndeshjeve paraprake për t’u përballur për një vend në fazën e grupeve, ku i presin ekipet më të mira të botës siç janë FaZe, Na’Vi dhe ENCE.

Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve të cilat do të zhvillohen nesër (e mërkurë) në turneun IEM Cologne.

12:30 ORDER – Imperial
12:30 MIBR – TyLoo
16:00 Sprout – Vitality
16:00 BIG – Astrlais
19:30 00Nation – fituesi i ndeshjes ORDER/Imperial
19:30 MOUZ – fituesi i ndeshjes MIBR/TyLoo

/Telegrafi/