Sot (e enjte) fillojnë ndeshjet e raundit të dytë në turneun Roobet Cup, ku do të zhvillohen shumë përballje interesante.
Ndeshja e cila për shkak të problemeve me serverin ishte shtyrë për ditën e sotme, Astralis kundër Movistar Riders përfundoj me rezultat të përgjithshëm 2-0 me mapa, në të mirë të ekipit Astralis.
Ndërkaq duke filluar nga ora 15:00 do të fillojnë ndeshjet e ditës së dytë të turneut, dy ndeshjet e para që do të zhvillohen janë ENCE ndaj Eternal Fire, si dhe Outsiders ndaj forZe.
Më pas do të vazhdojnë dy ndeshjet e tjera, Imperial ndaj MOUZ dhe FURIA ndaj ekipit 9z.
The second day of Roobet Cup 2022 begins in 30 minutes!
Who do you think will reign supreme in today's matches? pic.twitter.com/z0HFwqP0Ey
— HLTV.org (@HLTVorg) June 23, 2022
Ndeshjet do të transmetohen në kanalin zyrtar të Roobet Cup në platformwn Twitch.
Më poshtë i gjeni oraret e ndeshjeve të ditës së dytë:
15:00 ENCE – Eternal Fire
15:00 Outsiders – forZe
19:00 Imperial – MOUZ
19:00 FURIA – 9z
/Telegrafi/