Telegrafi

Ndeshjen Tirana – Cervena Zvezda mund ta ndiqni në RTV Dukagjini

Pas kualifikimit në fazën e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, Tirana do të jetë nikoqire e ekipit serb, Crvena Zvezda.

Kampionia e Shqipërisë pas triumfit në Gjeorgji ndaj Dinamo Tblisit, do të përballet me skuadrën e Dejan Stankovicit.

Ndeshja në fjalë luhet të martën nga ora 20:00 dhe do të transmetohet edhe në një televizion kosovar.

Bëhet fjalë për RTV Dukagjinin, që ka siguruar transmetimin e ndeshjes.

Skuadra shqiptare është më e motivuar ndaj Zvezdës në misionin për kalimin tutje në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje pritet me interesim të madh nga tifozët e futbollit shqiptar. /Telegrafi/