Telegrafi

Ndeshje vendimtare në Bundesliga për titullin, Bayerni pret Frankfurt, Dortmundi mysafir i Gladbachut

Kampionati gjerman Bundesliga këtë edicion ka qenë mjaftë interesant.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund kanë luftuar deri në fund për titullin e kampionit dhe vetëm sot në xhiron e fundit të 34-të do të vendoset titulli.

Bavarezët janë kampionët në fuqi dhe sot do të luajnë përballë Eintracht Frankfurtit në shtëpi, ndërsa Borussia Dortmund në udhëtim te Borussia Moenchegladbach.

Bayernit i mjafton edhe një barazim për tu shpallur kampionë të Gjermanisë, ndërsa Dortmund për të arritur te titulli duhet të shpresojë në humbjen e bavarezëve dhe ta fitojë ndeshjen ndaj Gladbachut.

Tanimë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të të dyja takimeve, ku pritet të jenë mjaftë interesante, pasi Frankfurt dhe Gladbach po luftojnë për një vend që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Ulreich, Kimmich, Sule, Hummels, Alaba, Thiago, Goretzka, Muller, Gnabry, Comman, Lewandowski.

Eintracht Frankfurt: Trapp, Hinteregger, Abraham, Hasebe, Da Costa, Fernandes, De Guzman, Rebic, Gacinovic, Kostic, Jovic.

Gladbach: Sommer, Beyer, Wendt, Ginter, Elvedi, Hofmann, Zakaria, Kramer, Traore, Drmic, Hazard.

Dortmund: Burki, Piszczek, Akanji, Weigl, Guerreiro, Delaney, Witsel, Gotze, Sancho, Reus, Pulisic. /Telegrafi/