Elita e futbollit kosovar do të vazhdoj me katër ndeshjet e ditës së sotme në javën e 13-të.
Kësisoj ndeshja më interesante pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ku Drita do ta presë liderin e Superligës, Trepçën ’89.
Prishtina do të përballet me skuadrën e Lirisë së Prizrenit në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë.
Ndërkohë ndeshja tjetër që do të zhvillohet në Mitrovicë, por në stadiumin ‘Adem Jashari’ është ajo mes Trepçës dhe Llapit.
Pas disa ndeshjeve pa fitore, Besa e Pejës do të tentoi të marrë tri pikë nga udhëtimi në Ferizaj.
Me një fitore eventuale, pejanët do t’i bashkoheshin luftës për titull të kampionit. /Telegrafi/