Site icon Telegrafi

Ndeshje e zjarrtë në St. James Park: Newcastle po dominon mbi PSG-në

Newcastle United e dominoi pjesën e parë ndaj Paris Saint-Germain, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me rezultat 2-0.

Pas 17 minutas lojë, Magpies kaluan në epërsi me golin e Miguel Almiron, shkaku që Marquinhos bëri një gabim në pasim, duke e kaluar topin te Alexander Isak, që ishte edhe asistuesi.

Ndeshja u rrit edhe më shumë në tempo, ndërsa Warren Zaire-Emery (23’) lëshoi një goditje të fuqishme, por jashtë kuadratit.

Një mundësi të mirë pas vetëm dy minutash lëshoi edhe Fabian Schar, kur gjuajtja e tij shkoi ngjitur shtyllës së djathtë.

Ndeshja u bë edhe më e zjarrtë, kur Bruno Guimaraes asistoi te Dan Burn në minutën e 39-të, por që gjyqtarit dhe VAR-it iu dashën disa minuta që të rishikonin momentin se a ishte në pozicion jashtë lojë asistimi i mesfushorit apo jo.

Nga shtatë minuta lojë shtesë, PSG nuk ia doli që të shënonte golin e rikthimit dhe këtë do të tentojë ta bëjë qysh në fillim të 45 minutave të dytë, nëse nuk vazhdon Newastle me këtë presion të lartë. /Telegrafi/

https://twitter.com/vartatico/status/1709655747187892400

https://twitter.com/vartatico/status/1709649212361658704

Exit mobile version