Ndeshja e javës së 26-të në La Liga midis Villarreal dhe Espanyol, e cila ishte planifikuar të luhej të hënën mbrëma në orën 21:00, është shtyrë për shkak të kushteve të këqija të motit.
Këtë ka njoftuar zyrtarisht La Liga në një komunikatë të publikuar të hënën.
“Për shkak të rrezikut të përmbytjeve dhe kushteve aktuale të motit në Castellón, është vendosur të shtyhet ndeshja ndërmjet Villarrealit dhe Espanyolit, e cila ishte planifikuar të luhej në ora 21:00,” shkruan në komunikatën e La Ligas.
Ante la alerta meteorológica y siguiendo las recomendaciones de seguridad, se aplaza el partido entre el Villarreal CF y el RCD Espanyol de la jornada 26 de #LALIGAEASPORTS que tenía que celebrarse este lunes. Se comunicará en breve la nueva fecha y hora.@VillarrealCF l… pic.twitter.com/hwX6lwpJBz
— LALIGA Corporativo (@LaLigaCorp) March 3, 2025
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes është marrë për të garantuar sigurinë e lojtarëve, tifozëve dhe stafit, duke pasur parasysh parashikimet e këqija të motit dhe rrezikun e përmbytjeve në rajonin e Castellón.
Një datë e re për ndeshjen nuk është shpallur ende, por pritet të bëhet publike në ditët e ardhshme.
Në tabelën e La Ligas, Villarreal zë vendin e 5-të me 44 pikë, duke qenë një nga pretenduesit kryesorë për një vend në garat evropiane. Nga ana tjetër, Espanyol zë vendin e 15-të me 27 pikë, duke luftuar për të shmangur zonën e rrezikut.
Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Villarreali kërkonte të ruante momentumin e tij pozitiv për të qëndruar konkurrues në garën për Evropën, ndërsa Espanyoli kërkonte pikë të çmuara për të larguar frikën e rënies në kategorinë e dytë. /Telegrafi/