Site icon Telegrafi

Ndeshja Tottenham- Fulham është shtyrë, klubi mysafir ka shumë raste me COVID-19

Ndeshja mes Tottenham dhe Fulham, e fundit për këtë dyja për vitin 2020 është shtyrë si rezultat i një shpërthimi të coronavirusit te klubi i Fulham.

Tottenham tani ka lëshuar një deklaratë në lidhje me vendimin e anulimit të ndeshjes dhe i ka dërguar urimet e tyre më të mira Fulham pas rasteve pozitive me COVID-19.

“Ne mund të konfirmojmë që ndeshja jonë në shtëpi kundër Fulham, e planifikuar të zhvillohet këtë mbrëmje (e mërkurë 30 dhjetor), është shtyrë”.

“Liga premier na informoi për vendimin këtë pasdite, me Fulham që kishte kërkuar shtyrjen për shkak të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 te lojtarët dhe stafit të tyre”.

 

“Të gjithë në Tottenham Hotspur dërgojnë urimet e tyre më të mira për Fulham për një shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë prekur”, thuhet në njoftim.

Tottenham shkruan se detajet për datën e re do të njoftohen me kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version