Telegrafi

Ndeshja nuk rifilloi, presidenti i Lyonit sulmon drejtuesit e Marseilles

Sfida e javës së 14-të të Ligue 1, Lyon-Marseille, u ndërpre që në minutën e pestë pasi një tifoz i vendasve goditi me një shishe të mbushur me ujë futbollistin kundërshtar, Dimitri Payet.

Edhe pse tifozët qëndruan për gati dy orë në pritje të rifillimit të takimit, diçka e tillë nuk ndodhi.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, reagoi ashpër pas vendimit për ndërprerjen përfundimtare, duke sulmuar drejtuesit e Olimpikut të Marseilles.

Lexo po ashtu Nuk rifillon ndeshja mes Lyonit dhe Marsilles shkaku i dhunës nga tifozët

“Pyetja është pse u desh kaq shumë kohë? Ne takuam kryetarin dhe përfaqësuesin e Ligës, dhe ishte arbitri ai që mori vendimin për të vazhduar”, ka deklaruar fillimisht ai.

“Nuk kishte rrezik të hidheshin objekte të tjera në fushë dhe personi përgjegjës ishte ndalur tashmë”.

Lexo po ashtu Tifozi që e gjuajti me shishe në kokë Payetin - goditet me shuplakë nga tjetër tifoz

Ne i lamë tifozët të mendonin se loja do të rifillonte dhe në vend të kësaj u ndërpre, jo nga presioni i një shisheje, por nga drejtuesit e Marsejës, të cilët nuk donin që ndeshja të rifillonte”, shtoi më tej Aulas.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i institucioneve të futbollit francez në lidhje më këtë rast.

Lexo po ashtu Arrestohet tifozi që e goditi me shishe në kokë Dimtri Payetin - nuk dihet ende për fatin e ndeshjes

Kuptohet qartë që Lyoni do të ndëshkohet për veprimin e tifozit, tashmë të arrestuar, por Marseille do të kërkojë fitoren në tavolinë.

Në një rast të ngjashëm, ndeshja e ndërprerë mes Nices dhe Marseilles, më 22 gusht, u riluajt pas më shumë se dy muajsh. /Telegrafi/