Fillimi i ndeshjes së xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Villarrealit dhe Manchester Unitedit është vonuar me tetë minuta për shkak të një problemi të çuditshëm.
Ndeshja në Spanjë nisi me tetë minuta vonesë për shkak se gjyqtarit kryesor Felix Brych nuk i punonin kufjet dhe nuk kishte komunikim me VAR-in dhe asistentët e tij.
Gjermani duhej të shkonte në dhomat e zhveshjes për të marrë kufjet e reja.
I to se dešava u Ligi prvaka #manchesterunited #ligaprvaka #villarreal #felixbrych https://t.co/OKDbyiCPH3
— Klix.ba (@klixba) November 23, 2021
Ndeshja filloi në orën 18:53 në vend të 18:45.
Ndeshja është e rëndësishme për të dyja skuadrat sepse një fitore do të bënte një hap të madh drejt kalimit në fazën eliminatore të kësaj gare. /Telegrafi/