Telegrafi

Ndeshja mes Lincoln Red Imps dhe Prishtinës anulohet sërish

Ndeshja Lincoln Red Imps – FC Prishtina, është anuluar sërish nga autoritet e Gjibraltarit, pasi klubit kosovar i dolën pozitiv tetë futbollistë.

Ndeshja në fjalë ishte paraparë që të nis nga ora 18:00 në Gjibraltar.

Mediumi nga Gjibraltari, “GBC News” ka lansuar të rejat e fundit në lidhje me fatin e këtij takimi.

Sipas mediumit në fjalë, ndeshja nuk do të zhvillohet dhe ky është vendimi finale.

 

Prishtina është ende në hotel, ndërsa vendim final nga UEFA nuk ka, pasi këtë vendim për anulim e kanë marr autoritet e Gjibraltarit, sipas klubit prishtinas.

Ndryshe, ndeshja në fjalë është e vlefshme për rundin preliminar të Ligës së Evropës.

Prishtina ka udhëtuar dy herë në këtë vend me dy skuadra të ndryshme, ndërsa në të dyja rastet plot 16 futbollistë dolën pozitiv. /Telegrafi/