Telegrafi

Ndeshja historike: Vikingur – Trepça ’89, formacionet zyrtare

Trepça ‘89 sot do ta zhvillojë ndeshjen historike ku do ta bëjë debutimin në Ligën e Kampionëve.

Mitrovicasit do të takohen me kampionin e Ishujve Faroe, Vikingur.

Trajneri Zekerija Ramadani ka vendosur që të startojë në portën më Enis Manxhollin, i cili do ta zë vendin e të lënduarit Bledar Hajdini.

Në mbrojtje luajnë Izmaku, Lladrovci, Islami dhe Potoku.

Mesfusha do të përbëhet nga Argjend Mustafa, Rron Broja dhe kapiteni Shpëtim Idrizi.

Në sulm janë Fiton Hajdari dhe Florent Hasani që do ta mbështesin Otto John. /Telegrafi/