Site icon Telegrafi

Ndeshja fantazmë e Mitroglout, sulmuesi i Marseilles bën një nga paraqitjet më të dobëta që mbahet mend në botën e futbollit

Kostas Mitroglou (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Olympique de Marseille nuk arriti më shumë se një barazim 1-1 ndaj Anges të shtunën mbrëma në Ligue 1.

Por, kjo ndeshje e kampionatit elitar francez vazhdon të komentohet në media për një fakt shumë interesant.

Sulmuesi i Marseilles, Kostas Mitroglou, ka zhvilluar një ndeshje tmerrësisht të dobët. Shumë lojtarëve iu ndodh të kenë një paraqitje të dobët, por jo si të grekut.

30-vjeçari e filloi ndeshjen nga minuta e parë dhe pas paraqitjes së dobët u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë, duke vulosur një nga paraqitjet më të dobëta në histori të botës së futbolli.

Ai gjatë 45 minutave arriti të prek topin vetëm tre herë, një nga prekjet ishte kur ai filloi lojën nga pika e mesit të fushës pasi skuadra e tij pranoi gol në minutën e 36-të.

Foto: Opta/Twitter

Kjo statistikë u mundësua nga Opta dhe që kur kjo kompani filloi mbledhjen e të dhënave në sezonin 2006/07, asnjë lojtar nuk ka bërë paraqitje kaq të dobët.

Në 13 ndeshje këtë sezon (shtatë i ka filluar nga banka rezervë) ka shënuar tre gola.

Mitroglou në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e skuadrave të njohura evropiane si Benfica, Fulham e Olympiacos. /Telegrafi/

Exit mobile version