Telegrafi

Ndeshja e radhës për ekipin Bad News Eagles në turneun REPUBLEAGUE ndaj ekipit MAD Lions

Sot (e premte) është ndeshja e radhës për ekipin shqiptar në turneun REPUBLEAGUE, ku do të përballet me ekipin MAD Lions.

Në turneun REPUBLEAGUE, 16 ekipe të ndara në dy grupe, po garojnë për një grup çmimesh rreth 130.000 dollarë.

Ndeshja e dytë për ekipin Bad News Eagles në këtë turne do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’ nga ora 19:00 në kuadër të gjysmëfinales së grupit A.

Në rast të triumfit në këtë ndeshje, ekipi shqiptar do të takohet me fituesin nga ndeshja Entropiq kundër ECSTATIC.

Ndeshja e sotme do të transmetohet në kanalin zyrtar të REPUBLEAGUE në platformën Twitch, duke filluar nga ora 19:00. /Telegrafi/