Telegrafi

Ndeshja e radhës për ekipin Bad News Eagles në turneun Elisa Invitational Fall ndaj ekipit EndPoint

(Foto: HLTV)

Nesër (e mërkurë) ekipi Bad News Eagles do të vazhdojë garën në turneun e CS:GO Elisa Invitational, ku për momentin mbanë rekordin 1-0 (një fitore, asnjë humbje).

Ndeshjen e tyre të radhës ekipi shqiptar do ta zhvilloj ndaj ekipit EndPoint të cilët renditen në vendin e 36 –të në ranglistën botërore të CS:GO.

Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, ku të dyja ekipet mbajnë rekord të ndeshjeve 1-0 (një fitore, asnjë humbje).

Në turneun Elisa Invitational ekipet janë duke garuar për një grup çmimesh rreth 20.000 dollarë, si dhe dy vendet e para do të kualifikohen në turneun LAN, Elisa Masters Espoo 2022 që do të mbahet në Finlandë.

Bad News Eagles ndaj Endpoint do të filloj nga ora 11:00 nesër (e mërkurë) dhe do të transmetohet në kanalin zyrtar të Elisa Esports në platformën Twitch.

Së fundmi ekipi Bad News Eagles është shpallur kampion i turneut TipSport Prague në Pragë të Çekisë ku fituan çmimin prej 20.000 dollarësh. /Telegrafi/