Telegrafi

Ndeshja e parë për ekipin shqiptar Bad News Eagles në turneun e madh të CS:GO, kundër ekipit më të mirë turk Eternal Fire

(Foto: HLTV)

Të hënën më 9 maj, ekipi shqiptar Bad News Eagles do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër ekipit turk Eternal Fire, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022.

Ekipi shqiptar do të udhëtoj për në qytetin Antwerp të Belgjikës për të garuar me disa nga ekipet më të mira të botës në CS:GO.

Ndeshja e tyre e parë do të jetë kundër ekipit turk Eternal Fire, të cilët renditen në vendin e 29 në ranglistën botërore, transmeton Telegrafi.

(Foto: HLTV)

Ekipet më herët kanë zhvilluar edhe një ndeshje tjetër kundër njëra-tjetrës, në kuadër të turneut kualifikues Funspark ULTI 2021 Europe, ku fitues doli ekipi Eternal Fire me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa.

Ndeshja e Bad News Eagles kundër Eternal Fire do të zhvillohet me datën 9 maj duke filluar nga ora 12:00, në formatin ‘Bo1’.

Lexo po ashtu Të gjitha ekipet pjesëmarrese në turneun e madh PGL Antwerp Major CS:GO

Për të gjithë të interesuarit, ndeshjen mund ta shikoni në kanalin zyrtar të streamerit Xhoci me komentim shqip në Twitch, si dhe në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube. /Telegrafi/