Telegrafi

Ndeshja e ekipit shqiptar Bad News Eagles kundër ekipit brazilian MIBR po përcjellet nga më shumë se 250 mijë shikues nga e mbarë bota

Ndeshja e ekipit shqiptar kundër ekipit MIBR, në kuadër të turneut më të madh të CS:GO, tashmë është duke u zhvilluar në mapin e dytë, ku për momentin ekipi brazilian është në avantazh 1:0 me mapa.

Më shumë se 250 mijë shikues nga e mbarë bota po e shohin ndeshjen e ekipit shqiptar në kanalet e platformës Twitch.

Për momentin është duke u zhvilluar mapi i dytë ‘Ancient’, ku të dyja ekipet po luftojnë për një vend për në ‘Legends Stage’ të PGL Antwerp Major, e cila do të mbahet në prezencë të audiencës së drejtpërdrejtë në sallën e sporteve, Antwerps Sportpaleis.

Në rast të fitores në mapin e dytë nga ekipi shqiptar, ndeshja do të shkoj në mapin e tretë vendimtar “Vertigo”, ku fituesi vazhdon në ‘Legends Stage’, ndërsa ekipi humbës eliminohet nga turneu Major, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu RigoN me katër eliminime fillon ndeshjen kundër ekipit brazilian

Ndeshjen mund ta ndiqni në kanalet zyrtare të PGL në platformat Twitch dhe Youtube, si dhe në kanalin zyrtar të streamerit shqiptar Xhoci, me komentim në shqip. /Telegrafi/