Telegrafi

Ndeshja e dytë dhe shpallet më i miri në fushë: Anglia ka fituar një tjetër mesfushor me të ardhme

Kobbie Mainoo sapo ka fituar një vend për vete në planet e Anglisë për Euro 2024.

Mesfushori i Manchester United bëri debutimin e tij për të moshuarit për Tre Luanët në miqësoren kundër Brazilit.

Të martën, ai ishte titullar në barazimin 2-2 me Belgjikën dhe bëri një paraqitje mjaftë të mirë.

Mainoo filloi aksionin në momentin që Ivan Toney fitoi penallti dhe realizoi nga pika e bardhë.

Ai ishte gjithashtu i qetë në posedim dhe mund të kishte shënuar lehtësisht një gol, por, për fat të keq përpjekja e tij në fund nuk doli të jetë vendimtare për ta dërguar topin në rrjetë.

Si mirënjohje për punën e tij të jashtëzakonshme, Mainoo iu dha çmimi i ‘Lojtarit të Ndeshjes’ – shumë i merituar, duhet thënë.

18-vjeçari tani pritet të kthehet në Manchester dhe të përgatitet për ndeshjen e ardhshme në Ligën Premier me Brentford.

Maino ka dalë nga Akademia e Manchester United, derisa këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje duke realizuar edhe dy gola e duke asistuar në dy të tjerë.

Anglia tani ka një tjetër talent të madh në radhët e veta dhe 18-vjeçari është në rrugë të mirë për të marrë një ftesë për Euro 2024. /Telegrafi/