Drita po e zhvillon ndeshjen e parë në shtëpi në Ligën e Kampionëve ku po përballet me kampionin suedez, Malmon.
Në një ambient impozant ku janë mbledhur diku afër 10 mijë tifozë, para ndeshjes është mbajtur një minutë heshtje.
Kjo për ish-kryetrarin e FFk-së dhe legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin, i cili ndërroi jetë muajin e shkuar.
Të dy skuadrat u vendosën në mesin e fushës duke e respektuar minutën e heshtjes.
Drita është shpallur kampion i Kosovës për sezonin e shkuar.
Tifozët e saj ‘Intelektualët’ që e kanë përkrahur në maksimum gjatë kampionatit kanë udhëtuar në numër të madh në Mitrovicë./Telegrafi/