Firma e gjermane e teknologjisë, J.v.G Thoma, së bashku me firmën partnere nga Kosova, J.v.G Jaha Energy, kanë lansuar projektin e ndërtimit të panelit solar në vlerë prej 5.7 milionë euro në afërsi të Prishtinës, ka bërë me dije kompania Jaha Energy.
Ky panel solar që parashihet të prodhojë energji, është i dizajnuar për vendet që kanë kushte të ngrohta klimatike, kanë jetëgjatësi dhe prodhojnë më shumë energji sesa panelet e tjera solare që janë të zakonshme.
Zona ku është vendosur ky panel solar, është prej 3000 metra katrorësh, transmeton Klan Kosova dhe ka të punësuar një staf prej 50 personash.
“Ne duhet të investojmë në projekte të tilla, që jo vetëm që hapin punë të reja por janë të mira edhe për ambientin dhe janë me perspektivë për Kosovën, e po ashtu kanë potencial për eksport”, ka shkruar Kadri Veseli, kryekuvendari i Kosovës në profilin e tij në Facebook.