Ish-presidenti i Marseilles, Pape Diouf ka ndërruar jetë pasi ishte i infektuar me coronavirus.
68-vjeçari kishte shkuar në spitalin e Dakarit në gjendje tejet të përkeqësuar shëndetësore dhe nuk kishte arritur t’i bënte ballë pandemisë botërore.
Diouf ishte një njeri shumë i rëndësishëm në futbollin e Francës, pas disa vitesh si gazetar sportiv, ai kishte lënë stilolapsin për të veshur kostumin e agjentit të lojtarëve.
Ai pati nën menaxhim futbollistë si Basile Boli, Marcel Desailly, William Gallas, Gregory Coupet, Didier Drogba apo Samir Nasri.
Më pas Diouf u bë pjesë e Marsejës, fillimisht si menaxher i përgjithshëm në vitin 2004, ndërsa disa muaj më vonë u bë presidenti i bordit drejtues.
Diouf ishte njeriu i parë me ngjyrë që mori në zotërim një klub të divizionit të parë në Evropë dhe puna e tij në krye të klubit Marsejës u vlerësua jashtëzakonisht shumë nga sportdashësit.
Në pesë vitet në krye të skuadrës franceze, ai arriti ta çonte klubin në nivelet më të larta evropiane. /Telegrafi/
It is with great sadness that Olympique de Marseille learned of the death of Pape Diouf.
Pape will remain in the hearts of the Marseillais forever, as one of the great architects in the club's history.
We send our sincerest condolences to his family and loved ones. 🖤 pic.twitter.com/oASMjZJ8rI
— Olympique de Marseille 🇬🇧 🇺🇸 (@OM_English) March 31, 2020