Sonte rreth orës 19:00 ka ndërruar jetë automobilisti nga Prizreni, Afrim Spahiu, bën të ditur përmes një komunikate për media FASK-ja.
“Afrimi ka vdekur në moshën 50-vjeçare ndërsa për shumë vjet ka qenë ndër automobilistët më të respektuar në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kosovës, Ismet Rexhepi, në emër të Bordit, garuesve dhe gjithë Federatës i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit, por edhe komunitetit të automobilizmit.
“Në emër të Federatës, garuesve dhe gjithë dashamirëve të automobilizmit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Spahi. Afrimi ishte ndër garuesit më të respektuar, i dashur, i urtë dhe i sinqertë me të gjithë. Sporti i Kosovës, e në veçanti automobilizmi e ka humbur një sportist të suksesshëm, e mbi të gjitha një njeri të mirë”, thuhet në ngushëllimin e Rexhepit.
Varrimi i tij bëhet nesër në orën 16:00 në Prizren.