Site icon Telegrafi

Ndërpritet përdorimi i produktit zipline në Kamenicë, aktiviteti i rezervuar vetëm për ditë të përshtatshme

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka bërë të ditur se zipline-i në Kamenicë do të ndërpresë përkohësisht aktivitetin për shkak të kushteve atmosferike, duke synuar ruajtjen e sigurisë së përdoruesve.

Megjithatë, sipas njoftimit, qytetarët do të kenë mundësinë ta përdorin zipline-in gjatë ditëve të favorshme, duke bërë rezervime paraprakisht.

“Ju informojmë se për shkak të kushteve atmosferike tash e tutje përdorimi i produktit zipline është përkohësisht i ndërprerë. Mirëpo, nëse moti është i përshtatshëm dhe pa rreziqe, do të jetë e mundur përdorimi i zipline përmes rezervimeve paraprakisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Kamenicës.

Për të interesuarit, Drejtoria ka vënë në dispozicion numrin e telefonitsi dhe llogarinë në Instagram për informacion dhe rezervime. /Telegrafi/

Exit mobile version